Meta i kujton detyrat, Rama mbledh qeverinë

Rama dhe ministrat e kabinetit të dytë qeveritar të drejtuar prej tij, u betuan sot tek Presidenti Ilir Meta. Kryeministri Rama bashkë me ministrat kanë hyrë në mjediset e Presidencës në orën 17:00 dhe njëri pas tjetrit kanë vendosur dorën në Kushtetutë, për të firmosur duke thënë fjalën “Betohem”. Ky moment shënon zyrtarisht dhe përfundimin e procedurave ligjore dhe nisjen zyrtarisht nga puna.

Por pas ceremonisë së betimit, kreu i qeverisë do të zhvillojë mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave.

Në këtë mbledhje vendimi i parë që do të merret do të jetë shpallja e vitit 2018 si vit i Skënderbeut, si dhe do të ngrihet një komision i posaçëm.

Një tjetër vendim është për godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve, ku do të miratohet dhënia e dy godinave për strukturat e organit të Vettingut.

Gjithashtu, do të miratohet procedura e përzgjedhjes së kandidatëve të komisionit të prokurimit publik, do të miratohen rregullat për përfitimin e shërbimeve publike elektronike.

Një tjetër vendim është edhe miratimi i një fondi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas goditjes nga uragani “Irma”.

Vendim tjetër është ai që ka të bëjë me certifikatat dhe lehtësimin e procedurave burokratike.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj