Ministri serb në Qeverinë Haradinaj keqtrajtonte shqiptarët gjatë luftës

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re Rrahim Pacolli ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj të shkarkojë ministrin serb të Bujqësisë Nenad Rikallo.

Kjo kërkesë vjen pas raportimit të mediave se ministri serb gjatë kohës së luftës kishte keqtrajtuar banorët shqiptarë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Sipas pohimeve të banorëve të bllokut ku banonte dikur ministri serb, ai ishte përfshirë në rrahjen e banorëve.

Në vazhdim po sjellim të plotë shkrimin e Rrahim Pacollit:

Rrëfimi i dëshmitarëve për keqtrajtimin e banorëve të lagjes Dardania nga Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo duhet të vënë në lëvizje të menjëhershme Prokurorinë.
Ani pse kanë kaluar 20 vjet, ai që ka kryer krime në kohë të luftës duhet të gjykohet dhe të dënohet.
I bëj thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë Rikalon dhe të emërojë një ministër të ri.
Prokuroria dhe gjyqësori duhet ta hetojnë këtë rast në mënyrë të pavarur, pa ndikime politike

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj