Moti për datën 14 shtator

Tiranë, NOA.al- Kthjellimet dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin deri në orët e pasdites kur shfaqen vranësira të lehta në zonat malore veriore. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellimet në në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore. Edhe në mbrëmje dhe gjatë natës, tabloja sinoptike e territorit shqiptar dominohet kryesisht nga kthjellimet.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por një rritje me 1-2°C sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të ketë dallgëzim 2 ballë.

Europa

Europa Perëndimore dhe Qendrore mbeten në kushtet e vranësirave dhe shirave të dendur. Po ashtu, në zonën e Alpeve të Europës dhe Ballkanin Verior, fuqizohen stuhitë dhe shirat të cilët gjatë mbrëmjes zhvendosen drejt Europës Verilindore.

Ndërsa Jugperëndimi dhe Juglindja e kontinentit si edhe pjesa më e madhe e Europës Lindore mbeten me kthjellime e vranësira kalimtare.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj