Pacolli nis viziten e parë zyrtare në Tiranë. Takim me Ramën dhe Metën

Zv/kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, pritet të vizitojë sot Tiranën zyrtare.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare në mandatin që ai sapo ka marrë nnë qeverinë e re të Kosovës.

Pritet që Pacolli të zhvillojë takime me presidentin e Republikës Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Kujtojmë se Pacolli u bë pjesë e qeverisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes së partisë së tij AKR me koalicionin PAN.