Panariti ngre zërin: S’mund ta imagjinoj Ministrinë e Bujqësisë pa drejtoritë!

Për Edmond Panaritin, bujqësia është në rrezik. Duke komentuar programin e qeverisë “Rama 2″, ish- ministri i Bujqësisë tha se nuk mund ta imagjinojë Ministrinë e Bujqësisë pa drejtoritë. “Nuk mund ta imagjinoj Ministrinë e Bujqësisë pa drejtoritë. Shkrirja e drejtorive, bujqësia është në rrezik. 70% e fondeve në Evropë shkon për bujqësinë. Ky sektor me pak ka dhënë shumë në fakt. Mendoj se buxheti për bujqësinë duhet të ketë qenë një lapsus.

Unë nuk kam qene kurrë që fondet e bujqësisë të shkojnë për fonde sociale. Fondet e bujqësisë duhet të shkojnë për investimet. Bujqësia ka më pak fonde se Kosova e Maqedonia.

Fermeri duhet të bëjë vetëm prodhuesin zoti kryeministër. Në programin për bujqësinë thuhet të përjashtohen taksat për inputet bujqësore, por kush janë këto inputet bujqësore? Problem nuk është prodhimi, por dërgimi në treg”, tha Panariti.