A përputheni seksualisht me partnerin? Ja cilat janë shenjat që e tregojnë këtë

Nëse ju ndodhin qoftë edhe pesë prej shenjave të mëposhtme, duhet ta rishqyrtoni lidhjen tuaj. Në një marrëdhënie të shëndetshme, krahas ndjenjës, emocioneve, respektit apo mirëkuptimit, rol mjaft kryesor luan edhe ana pasionale dhe përputhshmëria që keni mes jush. Më poshtë keni disa nga shenjat më pikante që jua vërtetojnë këtë:

Kur kryeni marrëdhënie nuk ka spontanitet

Pa spontanitet gjithçka bëhet mekanike dhe përfundon duke bërë seks njësoj si të jeni duke caktuar një takim pune të programuar. Prandaj, evitoni që aktet tuaja të jenë të mërzitshme dhe të vini limite apo kushte.

Nëse flisni për seks dhe zbuloni se nuk keni fantazi të përbashkëta

Nëse nuk ndani të njëjtat fantazi për lojërat seksuale, marrëdhënia është e destinuar të përfundojë. Të mos kesh të njëjtat shije, mendime dhe imagjinatë, është si ta lësh një peshk pa ujë, pasi që raporti të funksionojë, duhet të ndani të njëjtat dëshira në krevat.

Gjatë seksit nuk ju pëlqejnë të njëjtat pozicione

Kur nuk ju përputhen as pozicionet e preferuara, por secili prej jush kërkon diçka tjetër gjatë aktit, do të thotë që diçka nuk shkon mirë më marrëdhënien tuaj. Nuk mund të fliten dy gjuhë të ndryshme në shtrat, prandaj nëse nuk kuptoheni as për dëshirat që keni gjatë natës, është e kotë të pini kafe kur zgjoheni në mëngjes e të bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Bëni seks vetëm për raste speciale

Ditëlindje, evente, pushime. Lini seksin pas dore dhe fokusoheni vetëm tek puna apo problemet e tjera. Nëse mendoni se duke përtuar dhe neglizhuar seksin marrëdhënia mbetet po njësoj, e keni gabim. Zjarri shuhet dhe mbetet vetëm hiri, kështu që, nëse doni ta mbani gjallë raportin, mos kryeni seks vetëm me raste festash.

Në fund të aktit nuk arrini orgazmën

Të arrish orgazmën sigurisht nuk është diçka e lehtë, të paktën për femrat. Nëse meshkujt mendojnë se mund ta quajnë të përfunduar aktin atëherë kur përfundojnë ata, është egoizëm. Në një marrëdhënie të shëndetshme, një mashkull duhet të kujdeset e të sigurohet që edhe partnerja e tij po ndien kënaqësi njësoj si ai.

Gjatë kohës që bëni seks doni të kontrolloni telefonin

Jeni gjatë aktit dhe mendjen e keni t’i shkruani kolegëve të punës apo motrës për ta pyetur për diçka? Shihni shpesh telefonin nëse ka mesazhe të reja apo nëse po bie? Atëherë ju nuk jeni të përqendruar dhe nuk po shijoni asgjë në lidhje me partnerin tuaj. Kjo duhet t’ju bëjë të mendoni seriozisht nëse ndieni për personin që keni përballë.

Nuk jeni të eksituar njëkohësisht për të kryer marrëdhënie

Ju keni dëshirë dhe i afroheni duke ia treguar këtë, ndërsa ai/ajo ju thotë se nuk dëshiron apo është i/e lodhur. Është njësoj sikur njëri prej jush të dojë të shohë një film horror ndërsa tjetri një koncert. Nuk keni përputhje idesh, ndjesish; ritmi mungon dhe përfundoni të dy në gjumë pa arritur të krijonin një komunikim. Një lidhje pa komunikim, qoftë edhe në shtrat, është një lidhje e dështuar.

Nuk keni të njëjtën dëshirë për të bërë seks

Njëri prej jush dëshiron të bëjë seks një hërë në javë, tjetri një herë në ditë. Dëshira seksuale vetjake duhet të përputhet me atë të partnerit ose përndryshe njëri prej jush do të jetë gjithnjë i pakënaqur. Nëse askush nuk merr atë që ka nevojë nga një marrëdhënie, atëherë cili është qëllimi i të qëndruarit së bashku?!

 

 

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj