Podgorica e konsideron të mbyllur çështjen e kufirit me Kosovën

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Sërgjan Darmanoviç ka thënë se për Podgoricën çështja e demarkacionit të kufirit me Kosovën është e mbyllur.

Gjatë një debati në një televizion malazez, ai ka thënë se Mali i Zi nuk mund të ndikojë në asnjë vendim të Qeverisë së Kosovës.

“Ne kemi raporte shumë të mira me Kosovën dhe s’kemi dyshim se kështu do të vazhdojë. Për Malin e Zi, kjo çështje është mbyllur dhe nuk do t’i kthehemi më. Besojmë në kapacitetin demokratik të institucioneve të Kosovës dhe me durim po presim zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit me Kosovën”, ka deklaruar kreu i diplomacisë malazeze.

Për të, çështje e hapur është vetëm ajo me Kroacinë për Prevllakën, por, sipas tij, një marrëveshje e përkohshme është duke funksionuar shumë mirë.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj