Prindërit i vënë emrin djalit të tyre ‘Xhihad’ (video)

Sipas disa publikimeve më të hershme të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një numër i konsiderueshëm prindërish po zgjedhin emra fetarë për fëmijët e tyre, raporton Konica.al.

Sipas sociologëve, ky trend i emrave pasqyron edhe preferencat kulturore të shoqërisë.

Në regjistrat komunalë figurojnë edhe fëmijë me emra të tillë si Riad, Elmedina, Ebu Bekër, Muhamed, Anuar, Omer, etj.

Nga një kërkim i shpejtë në Google del që shqiptarët në Kosovë po shprehin interesim për emra myslimanë.

Disa faqe si ‘emrashqip’, ‘xhamiambret’ dhe ‘radio-pendimi’ kanë krijuar lista të tëra me emra arabë e turq si përzgjedhje për prindërit e interesuar.

Mania për emra myslimanë ka shkuar deri atje sa një fëmi është pagëzuar me emrin ‘Xhihad’ (fjalë arabe që nënkupton luftën dhe përpjekjen për arritjen e diçkaje fetare, shpesh me nënkuptim ushtarak).

Ende nuk dihet nëse videoja në fjalë është në Kosovë apo diasporë, por në sekuencën 0:15 dëgjohet zëri i gjyshes kur e thërret nipin e saj ‘o Xhihad’. konica.al/