Pritet të lirohet edhe një tjetër serb i akuzuar për krime kundër njerëzimit

Qeveria serbe do të miratojë dhënien e garancive për Tribunalin e Hagës për lirimin e përkohshëm të Ratko Mlladiqit me qëllim të trajtimit mjekësor të tij.

Sipas ministres serbe të Drejtësisë, Nela Kuburoviç, kjo kërkesë do të shqyrtohet sa më parë në mbledhjen e qeverisë, përcjell Konica.al.

“Duke respektuar kërkesën e mbrojtjes së Mlladiçit dhe familjes së tij, Ministria e Drejtësisë ka nisur procedurën e dhënies së garancive dhe ka marrë edhe mendimet e nevojshme”, ka thënë ajo.

Kuburoviç ka përkujtuar se kjo nuk është hera e parë që qeveria serbe jep garanci për persona që akuzohen nga Tribunali i Hagës.

Ajo ka shprehur bindjen se autoritetet në Holandë do të japin një përgjigjje pozitive për këtë rast.

Familja dhe mbrojtja e Ratko Mlladiçit kanë dorëzuar dhjetë ditë më parë një kërkesë me anë të të cilës ftohet qeveria serbe t’i jap garanci Tribunalit të Hagës me qëllim të lirimit të tij për trajtim mjekësor.

Mlladiq, i akuzuar për krime kundër njerëzimit në Bosnjë, kishte kaluar 12 vite në arrati, derisa në vitin 2011 u arrestua.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj