PS mbledh grupin, zyrtarizon kryetarët e Komisioneve

Pak para fillimit të seancës së sotme plenare, PS pritet të mbledhë grupin parlamentar.

Mësohet se mbledhja e sotme, pritet të zyrtarizojë edhe emrat e deputetëve që do të drejtojnë komisionet parlamentare.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili ka mbërritur në selinë rozë.

I pari që ka shkuar në PS ka qenë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. Balla pritet të propozojë 5 emrat e kryetareve të Komisioneve dhe nënkryetarit socialist të Kuvendit. Propozimet pritet t’i bëhen të ditur edhe grupit parlamentar në orën 9:30.

Emrat pritet të votohen në seancën parlamentare të orës 11:00.

 

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj