“Pse heshti PD-ja kur i fikën mikrofonin Berishës?”/ Shkëlzeni: Duartrokitja është formë e re proteste

Debatit për fikjen e mikrofonit për Berishën nga ana e kreut të ri të parlamentit, Gramoz Ruçi, i është bashkuar edhe Julian Deda anëtar i Këshillit Kombëtar në PD.

Ai shkruan se nuk e kupton se cfarë ka ndodhur me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, që nuk ka reaguar fare në atë moment.

“Çfare ka ndodhur me grupin? Kane frike Gramozin, apo jane dakort te mos flase Doktori?”- pyet ai.

Por, ajo që ka rënë në sy në statusin e tij ishte reagimi i Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit.

“Duartrokitja eshte forme e re proteste”- thotë ai.

Postimi i Dedës

Ajo qe me beri pershtypje ne Parlamentin e ri, ne krahasim me te vjetrin eshte se kur ishte Meta Kryetar, i jepte kohe Berishes pafund dhe jashte liste dhe kur qellonte ndonjehere qe e nderpriste, ngrihej i gjithe grupi i PD dhe behej xhind duke u kacafytyr per kete nderpreje. Ndersa sot, kur ia nderpreu Gramozi, i cili me sa u duk nuk e ka ndermend ta lere te flase Doktorin duke hequr keshtu te vetmin ze real opozitar ne ate Parlament, asnje nuk u ndje, thjesht e pranuan. Si shpjegohet kjo? Çfare ka ndodhur me grupin? Kane frike Gramozin, apo jane dakort te mos flase Doktori?

Reagimi i Shkëlzen Berishës:  Duartrokitja eshte forme e re proteste

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj