Pse Oliver J. Scmitti në ASHAK? Ai duhet të largohet nga Akademia e Kosovës

“Me pranimin e O. J. Schmitt-it anëtar të jashtëm të AShAK-ut, ky insti­tucion ka dëshmuar edhe një herë se është institucion i shkencës, i dijes, i së vërtetës, i civilizimit, që shpërfill qasjet diletanteske-folklorizante, kontekstet emocionale dhe ideo­lo­gjike në interpretimin e ngjarjeve dhe të proceseve historike.

Autorët e këtij teksti, si pro­pozues dhe nënshkrues të referatit që prof. Oliver J. Schmitt të zgjidhej anëtar i jash­tëm i AShAK-ut (mori 20 vota nga gjithsej 24 votues), ndihen krenarë për hapin e ndërmarrë dhe suksesin e tij. Nenshkruar në Prishtinë, 25.12.2012 nga Akademik Hivzi ISLAMI dhe Akademik Pajazit NUSHI (http://www.ashak.org/?cid=1,2,365 ). Por nga ai vendim i pamenduar mirë duhet cekur edhe kjo “Siç mund të shihet nga e tërë veprimtaria e deritashme e tij hulumtuese-shkencore, prof. dr. Oliver Jens Schmitt, anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave, pjesën më të madhe të punës së tij ia ka kushtuar historisë shqiptare, të vështruar në tërësinë e saj dhe në një kontekst më të gjerë evropian. Tërësitë e mëdha hulumtuese të tij kanë qenë: Arbëria Venetike, Historia e Skënderbeut dhe epokës së tij, Kosova dhe Historia e popullit shqiptar. Të gjitha këto ai i ka vështruar në një horizont më të gjerë të Evropës Juglindore.

Ai është një nga të paktët historianë titullarë universitarë aktivë në Evropën Perëndimore sot dhe me moshën e formimin e tij garanton se me këto çështje do të merret edhe një kohë të gjatë. Profesor Oliver Jens Schmitt ka shfaqur dhe interesa të tjera për botën shqiptare dhe ballkanike, është angazhuar në paraqitjen e kësaj bote në aspektin shkencor e kulturor para opinionit të Evropës Qendrore, ndërsa me pozitën që ka në Institutin e Historisë të Universitetit të Vjenës për një kohë të gjatë mund të luajë një rol me peshë në këtë drejtim. Intensiteti i paraqitjeve të tij të deritashme, cilësia shkencore e studimeve, interesi i shfaqur në vijimësi, vlerësimet që i janë bërë veprës së tij nga historianët, na bëjnë të propozojmë që Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ta zgjedhë akademik profesor dr. Oliver Jens Schmitt-in anëtar të jashtëm të saj” (Akademik Hivzi Islami dhe Akademik Pajazit Nushi, Prishtinë, 24 shtator, 2012).

Dhe çka u bë me këtë pranim? E vërtetuam se nuk jemi të denjë të mbrojmë vlerat tona historike me anën e institucioneve tona akademike, por se na duhet një mbrojtje: Ai është një nga të paktët historianë titullarë universitarë aktivë në Evropën Perëndimore sot dhe me moshën e formimin e tij garanton se me këto çështje do të merret edhe një kohë të gjatë (Shmitti, pra!).
Kishte reagime negative asokohe se vendosja “për” ose si e thonë në Shqiperi “pro” kishte ngritur ndërgjegjen peshë. Medoemos nuk duhej pranuar, po ishte një viti i “vështirë” 2012 për shqiptarët dhe historinë e saj.

“Duke qenë se prej vitit 1986 e kam ndjekur sistematikisht veprimtarinë albanologjike në Universitetin e Vjenës, e di mirë se në këtë Universitet nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjë “Albanien-Institutˮ. Sipas informacionit në internet “Albanien-Institut” është një shoqatë me seli në Munih ku mund të anëtarësohet kushdo. Z. O. Schmitt nuk është përgjegjës i këtij Instituti, por anëtar i kryesisë së shoqatës së bashku me z. C. Clewing, funksion që ai nuk e përmend fare në CV-në e tij, ku përndryshe rreshton të gjitha postet që ka. Aktiviteti kryesor i kësaj shoqate (gjerm. Kernstück), sipas faqes zyrtare në internet, është biblioteka.

Në të vërtetë, që me transferimin e z. Schmitt në Universitetin e Vjenës në vitin 2005, kam dëgjuar të flitet shumë për këtë institut fantazmë. Por ajo çfarë kam parë deri tani janë një dorë me libra, për të cilat thuhet se z. Schmitt i ka marrë me vete kur u transferua nga Universiteti i Mynihut në Vjenë (nga Ina Arapi) dhe vazhdon “Sipas informacionit në internet “Albanien-Institutˮ është një shoqatë me seli në Mynih, ku mund të anëtarësohet kushdo. Z. O. Schmitt nuk është përgjegjës i këtij Instituti, por anëtar i kryesisë së shoqatës së bashku me z. C. Clewing, funksion që ai nuk e përmend fare në CV-në e tij, ku përndryshe rreshton të gjitha postet që ka.

Aktiviteti kryesor i kësaj shoqate (gjerm. Kernstück), sipas faqes zyrtare në internet, është biblioteka. Në të vërtetë, që me transferimin e z. Schmitt në Universitetin e Vjenës në vitin 2005, kam dëgjuar të flitet shumë për këtë institut fantazmë. Por ajo çfarë kam parë deri tani janë një dorë me libra, për të cilat thuhet se z. Schmitt i ka marrë me vete kur u transferua nga Universiteti i Mynihut në Vjenë.

Në këtë pikëpamje konstatimi i akademikëve kosovarë se “Kishte shprehur edhe gatishmërinë (Scmitti,pra) për përgatitjen e shkencëtarëve të rinj nga Kosova nga fusha e historisë“ mund të pasohet në gjermanisht nga cilësimi “Kasperltheater“ (pak a shumë “karagjozlliqe“). Pozita e këtyre shkencëtarëve të rinj shqiptarë që po klonohen nga z. Schmitt u duk edhe në konferencën e fundit me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë që u organizua nga Akademia Austriake e Shkencave në nëntorin e vitit të kaluar, por për këtë duhet të merrni vetë mundimin t‘i lexoni e t‘i interpretoni kumtesat, të cilat shpresoj të na vihen në dorë së shpejti (dhe jo pas dhjetë vjetësh).(INA ARAPI).

Pse Koha Ditore ishte ne mbrojtje të Schmitt-t? “Pas përfundimit të zgjedhjeve për anëtarë të rinj, korrespondentë dhe të jashtëm, të vetëquajtur historianë dhe politikanë-“historianë” sërish ngritën zërin kundër Akademi­së, kësaj radhe kundër pranimit të prof. dr. Oliver J. Schmitt-it anëtar të jashtëm i AShAK-ut, që u bë në përputhje të plotë me kriteret shkencore-profesionale, ligjore dhe me postulatin për autonominë e institucionit. Fushatën e filloi agresivisht gazetari Jusuf Buxhovi, me shkollim themelor për gjuhë-letërsi, gjithë jetën me pezullim midis gazeta­risë e letërsisë, pa përgatitje bazike profesionale historiografike, por që ngre pretendime të mëdha të ketë bërë historinë e suksesshme, të vetmen, më të mirën, katër mijë vjeçare të kombit! Akuzon autorë vendës si ‘argatë të Akademisë Serbe’, ndërsa autorë të huaj si ‘albano­fobë’! Më së shumti e atakon prof. Oliver Schmitt-in, duke e cilësuar ‘antishqiptar’ – çka është një gënjeshtër e kulluar, pastaj ‘sllavist’ – çka nuk është, ‘proserb’ – çka del në anën tjetër të arsyes. “Historiani” Buxhovi nuk u mjaftua me kaq, po në manirin e stalinizmit arkaik kërkoi ndihmë nga politika e ditës, konkretisht nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, që të ndërhynte në Akademi dhe të bënte anulimin e zgjedhjes së prof. Schmitt-it. Krasniqi, pas ankesës se nuk e paskësh lexuar ende raportin (a thua kush duhej t’ia jepte?), nuk e la pa sulmuar edhe Akademinë, edhe prof. Schmitt-in në prononcime për media, përfshirë shkrimin me titull “Me gjysmë të vërteta nuk bëhet shkencë” (”Koha ditore”, 22. 12. 2012).

Por Noel Malcolm e thoshte këtë. Pse? ”Ne e dimë që Skënderbeu është tejet i rëndësishëm për shqiptarët. Por sulmet kundër Schmitt-it nuk janë të bazuara në fakte historike. Unë e njoh Oliver Schmitt-in dhe ai është person shumë i sinqertë dhe dinjitoz. Jam tronditur për mënyrën se si është akuzuar ai. Ai ka qenë nxënësi më i mirë i Peter Bartl-it, i cili ka udhëhequr Institutin Albanologjik në Mynih për shumë vite me radhë. Ky institut është transferuar në Universitetin e Vjenës dhe Oliver Schmitti është drejtor i këtij instituti. Ky është instituti i vetëm i dedikuar që me devotshmëri të studioJë në mënyrë serioze çështjet albanologjike jashtë tokave shqiptare. Kurse Schmitt është një dijetar i cili vazhdimisht promovon hulumtime të reja të historisë shqiptare. Të demonizosh Oliver Schmittin nga ndonjë seksion i medieve apo nga një pjesë e botës politike, është gabim i tmerrshëm. Studimet e tij janë të një standardi të lartë shkencor”.

A e dinte zoti Malcolm qëllimin e fundit të Shmittit?
A e dinte AShAK qëllimin e fundit të Scmittit?

“Por kush në të vërtetë është Shmitti për shqiptarët!? Mbi të gjitha ai u bë i njohur ndër ne duke u tallur me shqiptarët, të kaluarën tonë dhe origjinën. Për të është plotësisht e diskutueshme nëse shqiptarët janë apo jo pasardhës të ilirëve, ndërsa Skënderbeu është një mit zhgënjyes. Për heroin kombëtar të shqiptarëve nuk ka një libër më antiskenderbe dhe një libër më antishqiptar. (Bota Sot “A ishte çmenduri akademike titulli akademik për Oliver Shmidin!?”).

Oliver Jens Schmitt duhet urgjentisht te largohet nga Akademia!

Literatura “http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=129144
http://www.ashak.org/?cid=1,2,365 )
“Albanien Institut – sërish shpërdorim i gjuhës për demagogji” -Ina Arapi
http://botasot.info/lajme/423078/a-ishte-cmenduri-akademike-titulli-akademik-per-oliver-shmidin/

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj