Pse Seneka dhe Mark Aurelio nuk i frekuentojnë klubet e Tiranës…

“Stoicizmi” ishte një filozofi që lulëzoi për rreth 400 vite në Greqinë e Lashtë dhe Romë, duke fituar mbështetje të gjërë ndërmjet të gjitha klasave të shoqërisë. Kishte një ambicie dërrmuese dhe tejet praktike: t’u mësonte njerëzve si të ishin të qetë dhe të guximshëm përballë ankthit dhe dhimbjes dërrmuese.

Ne vazhdojmë ta nderojmë këtë shkollë sa herë që ne e quajmë dikë “stoik” kur fati sillet kundër tyre: qoftë edhe kur humbin çelësat, apo poshtërohen në punë, refuzohen në dashuri apo turpërohen në shoqëri. Nga të gjitha filozofitë, Stoicizmi mbetet mbase me i dobishmi për kohën tonë të pasigurt dhe me panik.

Statuja e Marcus Aurelius, Muzeu Capitolini, Romë

Qindra filozofë praktikuan Stoicizmin por dy figura qëndrojnë si udhërrëfyesit më të mirë: politikani romak, shkrimtari dhe mentori i Neronit, Seneka (AD 4-65); dhe perandori i mirë dhe i magjishëm romak Mark Aurelio (AD 121-180). Veprat e tyre mbeten shumë të lexueshme dhe thellësisht ngushëlluese, ideale për netët pa gjumë, ato baza të sigurta për arratisjen nga terroret dhe paranojat.

Stoicizmi mund të na ndihmojë me katër probleme në veçanti:

Ankthi

Në çdo kohë, shumë gjëra të tmerrshme mund të ndodhin. Mënyra standarde që njerëzit të na ngazëllejnë kur jemi në ankth është të na thonë, që mbi të gjitha, do të bëhemi mirë:  që ai emaili i turpshëm mund të mos zbulohet, shitjet e biznesit do rriten, mund të mos ketë skandale… por Stoikët kundërshtuan ashpër një strategji të tillë ngushëllimi, sepse besonin se ankthi lulëzon pikërisht në hendekun ndërmjet asaj që kemi frikë se mund të ndodhë dhe asaj që shpresojmë të ndodhë. Sa më i madh të jetë hendeku, aq më të mëdha do të jenë luhatjet dhe shqetësimet e humorit. Për të rifituar qetësinë, ajo çfarë duhet të bëjmë është që në mënyrë sistematike dhe inteligjente të shtypim çdo seksion të fundit të shpresës.

Në vend që të qetësojmë veten me përralla me diell, është shumë më mirë – propozuan Stoikët – që të përballemi me guxim me rastin më të keq të mundshëm – dhe më pas të ambjentohemi tërësisht me të.

Kur e shohim frikën tonë në fytyrë dhe imagjinojmë se si do të ishte jeta jonë nëse më e keqja që i frikësohemi ndodh, ne e përgatisim mendjen për të kuptuar diçka të rëndësishme: që do ta përballojmë. Ne do ta përballojmë edhe nëse duhet të shkojmë në burg, edhe nëse kemi humbur të gjitha paratë, edhe nëse jemi turpëruar publikisht, edhe nëse të dashurit na kanë lënë, edhe nëse rritja e biznesit dështoi.

Jacques-Louis David, Betimi i Horatii, 1784

Ne në përgjithësi nuk guxojmë të bëjmë më shumë sesa të shikojmë ngjarjet e tmerrshme nëpërmjet qepallave të mbyllura dhe aty për aty ata mbajnë një kontroll të vazhdueshëm sadist mbi ne. Në vend të kësaj, siç e shprehu Seneka: “Për të zvogëluar shqetësimin, duhet të supozoni se ajo që keni frikë se mund të ndodhë është e sigurt që do të ndodhë.” Një shoku të terrorizuar që mund të shkojë në burg, Seneka iu përgjigj hapur: “Burgu gjithmonë mund të durohet nga dikush që e ka kuptuar saktësisht ekzistencën.”

Stoikët sugjeruan që të marrim kohë për të praktikuar skenaret më të këqija. Ne duhet, për shembull, të shënojmë një javë në vit ku hamë vetëm bukë të ndenjur dhe flemë në dyshemenë e kuzhinës vetëm me një batanije, kështu që nuk ndihemi më aq keq nga të qënët të plaçkitur apo në burg. Ne pastaj kuptojmë, siç thotë Mark Aurelio, “atë pak që është e nevojshme për të bërë një jetë të lumtur.”

Jean-Léon Gérôme, Diogjenë, 1860

Çdo mëngjes, një stoik i mirë do të ndërmarrte një paramendim, një paramendim për të gjitha gjërat e tmerrshme që mund të ndodhin në orët në vijim. Në fjalët e mprehta të Mark Aurelios: “i vdekur ke lindur, të vdekur do lindësh. Kështu që duhet të llogaritni gjithçka, të prisni çdo gjë.” Stoicizmi nuk është asgjë më pak sesa një fustan prove elegant dhe inteligjent për katastrofë.

Zemërimi

Ne zemërohemi – veçanërisht me partnerët tanë, fëmijët tanë dhe politikanët. Ne thyejmë gjëra dhe lëndojmë të tjerët. Stoikët  e mendoni zemërimin një kënaqësi të rrezikshme, por mbi të gjitha, një copë budallallëku, sepse në analizat e tyre, shpërthimet e zemërimit shkaktohen vetëm nga një gjë: një figurë e pasaktë e ekzistencës. Ai është fryt i hidhur i naivitetit.

John William Waterhouse, Cleopatra, 1888

Zemërimi, në analizën stoike, shaktohet nga përplasja e dhunshme e shpresës dhe realitetit. Ne nuk duhet të bërtasim sa herë që na ndodh diçka që na mërzit, vetëm kur është e trishtuar dhe e papritur. Për të qënë më të qetë, ne duhet, aty për aty, të mësojmë të kemi prtishmëri shumë më të vogla nga jeta. Sigurisht të dashurit tanë do na zhgënjejnë, natyrish kolegët tanë do të na dështojnë, pa dyshim miqtë tanë do të na gënjejnë… asnjëra nga këto nuk duhet të jetë një surprizë.

Mund të na trishtojë. Nuk duhet kurrë – nëse jemi Stoikë – të na zemërojë. I zgjuari duhet të synojë të arrijë një gjendje ku thjesht asgjë nuk mundet papritur nga asgjëja të shqetësojë paqen e tij të mendjes. Çdo tragjedi duhet të jetë tashmë e çmuar. “Çfarë shërben të qahesh për gjërat e jetësore?” pyeti Seneka, “Gjithësia e saj kërkon lot.”

Paranoja

Është e lehtë të mendojmë se jemi lindur për të vuajtur. Ne pyesim veten përse na ndodhin ne të këqijat. Ne e bëjmë veten fajtor ose i lëshojmë helm të hidhur botës. Stoikët duan që ne të mos bëjmë asnjërën nga këto: nuk mund të jetë as faji ynë as i dukujt tjetër. Edhe pse jo fetarë, Stoikët u mahnitën nga Mbretëresha Romake e fatit, e njohur si Fortuna, të cilën ata e morën si metaforen perfekte për fatin.

Fortuna, që kishte faltore të saj nëpër të gjithë Perandorinë, u mbajt në mënyrë popullore për të kontrolluar fatin e qenieve njerëzore, dhe u gjykua se ishte një përzierje e tmerrshme e bujarisë dhe rastësisht e qëllimshme dhe e ligë. Ajo nuk ishte meritokrate. Ajo përfaqësohej duke mbajtur një buqetë të mbushur me të mira (para, dashuri etj.) në njërën dorë, dhe një levë, për të ndryshuar rrjedhen e jetës në tjetrën. Në varësi të humorit të saj, ajo mund të të sillte një punë perfekte apo një marrëdhënie të bukur, dhe pastaj minutën tjetër, thjesht sepse ashtu e ndjente, do të të shikonte tek mbyteshe për vdekje në një pellg me krokodilë.

Statuja e perëndeshës Fortuna

Është një përparësi urgjente për një Stoik të respektojë faktin se sa shumë nga jeta do të jetë gjithmonë në duart e këtij karakteri të çmendur. “Nuk ka asgjë për të cilën Fortuna nuk ka guxim,” paralajmëroi Seneka. Kuptimi i kësaj përpara kohe duhet të na bëjë ne dyshues për suksesin dhe të butë për veten tonë rreth dështimit.

Në çdo kuptim, shumicën e asaj çfarë marrim, ne nuk e meritojmë. Detyra e të mençurit është aty për aty të mos besojë kurrë në dhuratat e Fortunës: fama, paratë, fuqia, dashuria, shëndeti – këta nuk janë kurrë tonat. Rrokja jonë pas tyre duhet në çdo kohë të jetë e lehtë dhe shumë e kujdesshme.

Humbja e prespektivës

Ne një mënyrë të natyrshme e ekzagjërojmë rëndësinë tonë. Incidentet e jetës sonë ndikojnë shumë në pikëpamjen tonë për botën. Dhe kështu ne stresohemi dhe jemi në panik, ne mallkojmë dhe përplasim gjëra nëpër dhomë. Për të rifituar qetësinë, ne përpiqemi t’i rikthehemi jetës si VIP, duke i lejuar vetes gjëra që shkojnë tutje larg mundësive tona.

Stoikët ishin astronomë të prirur dhe rekomanduan soditjen e qiejve për të gjithë studentët e filozofisë. Në një ecje të pasdites, hidhi sytë lart dhe shiko planetet: do të shohësh Venusin dhe Jupiterin që ndriçojnë në errësirën e qiellit. Nëse muzgu thellohet, mund të shohësh disa yje të tjera – Aldebaran, Andromeda dhe Aries, së bashku me shumë të tjerë. Është një gjurmë e zgjerimeve të paimagjinueshme të hapësirës në të gjithë sistemin diellor, galaksinë dhe kozmosin.

Pamja ka një efekt qetësues të cilin Stoikët e nderuan, sepse kundrejt një sfondi të tillë, kuptojmë se asnjë nga problemet, zhgënjimet dhe shpresat tona nuk kanë ndonjë rëndësi. Asgjë që na ndodh, ose bëjmë, nuk është – e bekuar – e asnjë pasoje të çfarëdo këndvështrimi kozmik.

Përfundim:

Ne kemi nevojë për Stoikët më shumë se kurrë. Çdo ditë na përball me situata që ata i kuptuan dhe donin që ne të përgatiteshim për ta. Mësimet e tyre janë të kthjellta, por në të njëjtën kohë, thellësisht ngushëlluese dhe në disa raste madje edhe mjaft qesharake. Ata na ftojnë që të ndjehemi heroikë dhe sfidues përballë problemeve tona të shumta.

Jacques-Louis David, Vdekja e Seneca, 1773

Sikurse Seneka na kujton, “Shiko kyçin e dorës, aty – në çdo kohë – qëndron liria.” Për të balancuar optimizmin e ekzagjeruar dhe naiv të kohëve tona, nuk ka asgjë më të mirë se mençuria qetësuese e këtyre diturive të lashta.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj