“Rama 2” betohet në Presidencë. Paqe mes Ramës e Metës

Gjatë pasdites së sotme, kryeministri Rama dhe anëtarët e kabinetit të tij kanë bërë betimin në Presidencë. Në ceremoninë e zhvilluar, në praninë e presidentit Ilir Meta, kreu i qeverisë dhe ministrat janë betuar se do të zbatojnë Kushtetutën në interes të qytetarëve dhe vendit.

Duke nisur nga kryeministri, të gjithë ministrat pasi vendosën dorën mbi Kushtetutë, firmosën një nga një emrat e tyre dhe më pas shkëmbyen dorën me presidentin Ilir Meta.

Në momentin e betimit, mes kryeministrit dhe kreut të shtetit ka patur edhe një shtrëngim duarsh.

Miratimi i qeverisë dhe programit të saj në Kuvend u bë mëngjesin e sotëm, pas një seance maratonë që nisi të martën në orën 09:00.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj