Rama dhe ministrat e rinj betohen sot para Metës

Qeveria “Rama 2” do të betohet sot para Presidentit Ilir Meta.

Ministrat e rinj dhe kryeministri Edi Rama do t’i drejtohen institucionit të Presidencës pasditen e sotme në orën 17:00.

“Në Institucionin e Presidencës, ora 17:00 zhvillohet ceremonia e betimit të Anëtarëve të Keshillit të Ministrave” thuhet në njoftimin e Presidences.

Miratimi në qeverisë dhe programit të saj në Kuvend u bë mëngjesin e sotëm pas një seance maratonë që nisi të martën në orën 09:00. Në diskutimet dhe debatet mbi qeverinë pothuajse folën të gjithë deputetët, ndërsa opozita (PD dhe LSI) u shprehën kundër.