Rama falenderon Ruçin: Bërë atë që nuk kanë bërë të tjerët

Kryetarti i PS, Edi Rama, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar ka falenderuar Gramoz Ruçin për postin e tij në krye të Kuvendit.

Rama tha se Ruçi i ktheu shpresën Kuvendit. Rama tha se Ruçi në historinë e Kuvendit po respekton orën fisk për të folur, gjë që nuk ka ndodhur më përpara.

Falenderoj Gramozin që realisht që na ktheu shpresën se në atë sallë mund të ketë sens dhe rregull dhe se aty mund të flitet për njerëzit dhe jo për njeri-tjetrin.

Dua të nënvizoj një detaj që është shumë i rëndësishme për fat të keq, ndërkohë që nuk duhet të ekzistonte që fillimi për herë të parë, mesa pyeta edhe disa kolegë, në historinë e kuvendit, i seancave në orën fiks të përcaktuar është një normë që ne do ta respektojnë për 4 vjet”-tha Rama.