Rama publikon letrën e mësueses: Jam e lumtur që falë portalit “Mësues për Shqipërinë” fillova punë

Një mësuese e cila është punësuar me anë të portalit ‘Mësues për Shqipërinë’, i shkruan një letër kryeministrit Rama. Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e ka publikuar këtë letër të mësueses në fjalë.

Letra e Javës’
“Z.Kryeministër përshëndetje!
Jam shumë e lumtur dhe e gëzuar që falë portalit “Mësues për Shqipërinë ” unë sot fillova punë si mësuese.
Ju falenderoj thellësisht nga zemra për këtë mundësi të jashtëzakonshme që na jepni. Falenderoj Ministren e Arsimit dhe Sportit, Znj.Lindita Nikolla dhe Drejtorin e Drejtorisë Arsimore Pogradec, Z.Ilir Torra.
Portali u zbatua me transparencë absolute në bazë të renditjes së pikëve të kandidatit. Më rikthyet besimin dhe shpresën se edhe në Shqipëri gjendet e drejta.
Me respekt
Eva Sofi”, thuhet në letër.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj