Refik Halili: Donin të më denigronin!

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi gjatë paradites mes tij dhe mjekut Preza. Pas ndeshjes Besa-Tirana 1-2, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, kreu i klubit bardheblu ka folur për gazetarin e “Panorama Sport”, Feriz Ferizaj. Halili ka akuzuar palën tjetër se kishte plan për të denigruar figurën e tij dhe se gjithçka kish qenë e organizuar.

“Nuk është mirë t’i ngatërrojmë futbollin me biznesit. Ajo është diçka e pastër, e dokumentuar, pasi ka edhe një konflikt gjyqësor. Kanë kërkuar që të bëjnë ekzekutimin. Por ka afate edhe në këtë drejtim dhe është 10-ditor, ndaj unë kam hapur një proces gjyqësor.

E pashë që ishin të mirëorganizuar që të denigronin sa më shumë figurën time. Për më shumë flet dokumenti i policisë, që është zyrtar. Dhe aty mund të vërtetohet, se nuk ka asgjë nga ajo që ka shkruar në media. Gjithkush mund të shkojë në polici dhe të informohet”, – deklaroi presidenti i Tiranës, Refik Halili.