Rëndohet bilanci nga tërmeti në Meksikë, 90 të vdekur

Rëndohet edhe më shumë bilanci i viktimave nga tërmeti në Meksikë. Burimet e huaja bëjnë me dije se ka shkuar në të paktën 90 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 8.2, që të premten goditi Meksikën.

“Janë 71 persona që humbën jetën vetëm në Oaxana”, ka deklaruar Jesus Gonzalez, zëdhënësi i mbrojtjes civile, i cituar nga mediat ndërkombëtare.

Të paktën 15 të tjerë kanë vdekur në shtetin e Chiapas, ndërsa katër të tjerë janë konfirmuar në shtetin e Tabasco, më në veri, thanë burimet.

“Ky është tërmeti më i fuqishëm në historinë e Meksikës, por jemi akoma këtu, Oaxana është në këmbë”, tha guvernatori i shtetit, Alejandro Murat, në një prononcim radiofonik lokal.

 

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj