Ruçi thërret në mbledhje krerët e grupeve parlamentare

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet që të betohet para Presidentit Ilir Meta Qeveria ‘Rama 2’.

Kujtojmë se ky moment shënon zyrtarisht përfundimin e procedurave ligjore dhe nisjen zyrtarisht nga puna të saj.

Më pas pritet që menjëherë pas betimit, kryeministri Rama të zhvillojë mbledhjen e parë zyrtare të qeverisë, me ministrat e rinj.

Miratimi i qeverisë dhe programit të saj në Kuvend u bë mëngjesin e sotëm pas një seance maratonë që nisi të martën në orën 09:00. Në diskutimet dhe debatet mbi qeverinë pothuajse folën të gjithë deputetët, ndërsa opozita (PD dhe LSI) u shprehën kundër.

Pas miratimit të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka thirrur në një mbledhje në orën 18:00 krerët e grupeve parlamentare.

Në këtë takim që do zhvillohet në kryesinë e Kuvendit, krerët e grupeve do vendosin për seancën e radhës. Do të jetë pikërisht kjo seancë, në të cilën do të vendoset për ngritjen e komisioneve parlamentare.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj