Rudina Magjistari merr një vendim për Mian: Kur të rritet…

Rudina Magjistari tashmë gëzon një status, e për këtë i është dashur shumë punë intensive dhe një jetë publike. Vajza e saj, Mia, për pak javë feston 2-vjetorin e lindjes, por Rudina nuk ka ndër mend të postojë një foto të saj edhe për shumë vite të tjera. Të paktën, derisa Mia të dojë vetë. Ky ka qenë vendimi i moderatores së njohur, të bërë publik pas një bisede në studio me gazetarët Eraldo Rexho dhe Adela Xhamani.

“Nuk është çështje supersticioni”, tha ajo duke folur për rastin e saj: “Unë nuk e nxjerr Mian në publik, sepse jam supersticioze. Unë kam një tjetër arsye. Dua që vajza ime të zgjedhë vetë dhe jo ta detyroj unë të jetë personazh i njohur. Kur të rritet edhe pak, le të zgjedhë vetë nëse do t’i pëlqejë të jetë në qendër të vëmendjes, ose jo”.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj