Serbët nuk duan hapjen e urës, të rinjtë shqiptarë kërkojnë lëvizje të lirë

Një hulumtim i bërë nga Qendra për Zgjidhje Alternative të Kontesteve ka treguar se vetëm 12 për qind e serbëve në veri mendojnë se ura kryesore në lumin Ibër në Mitrovicë duhet të jetë e hapur për qarkullim të automjeteve dhe kalimtarëve.

Përfaqësuesit e kësaj Qendre kanë thënë se vetëm 12 për qind e të rinjëve serbë, nga moshat 16 deri në 25 vjeç, mendojnë se ura kryesore në Mitrovicë duhet të hapet, përcjell Konica.al.

Në anën tjetër, rreth 65 për qind e të rinjëve shqiptarë të po të njëjtës moshë mendojnë se ura e Ibrit duhet të jetë e hapur.

Këto janë rezultatet e anketës të kryer me 800 respodentë nga pjesët jugore dhe veriore të Mitrovicës.

Duke folur mbi gjetjet e këtij hulumtimi, Stefan Velkoviç ka thënë se brishtësia e gjendjes është arsyeja kryesore që serbët nuk duan të hapet kjo urë.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj