Shehi: Skënderbeu, më i fortë se para dy viteve

Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp në Kiev në kuadër të ndeshjes së parë të grupeve ndaj ukrainasve të Dinamos. Veterani i ekipit korçar, pavarësisht largimit të Latifit, e shikon ekipin më të fortë dhe më të pjekur në grupet e Europa e League.

 “Vjet munguan ndeshjet europiane. Ndoshta për mua ishte pak më e lehtë, sepse isha pjesë e kombëtares shqiptare. Mendoj se viti pa Europë na bëri më të fortë dhe më të uritur për fitore. Kemi luajtur me Dinamo Kiev ndeshje miqësore, edhe në verë edhe në dimër, por që nga ajo kohë skuadrat kanë ndryshuar shumë.

Për shembull, ne nuk kemi vetëm shumë lojtarë të rinj, por ka ardhur edhe një trajner i ri. Dinamo është favorite për këtë ndeshje, por edhe ne dimë të luajmë futboll dhe do të mundohemi të tregojmë forcën tonë.

 Shitja e Yarmolenkos është diçka pozitive për ne. Yarmolenko është një futbollist shumë i mirë që di t’i shkaktojë probleme mbrojtjes kundërshtare. Por këtë verë edhe nga ekipi ynë është larguar një lider, Liridon Latifi. Në këtë këndvështrim, jemi të barabartë” – deklaroi ndër të tjera kapiteni Orges Shehi.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj