Shkëlqejnë me “La Traviata” në Argjentinë dy lirikët e famshëm shqiptarë

Kanë ngritur publikun në këmbë në teatrin Colon të Buonos Aires, dy artistët e mëdhenj ndërsa kanë interpretuar personazhet në operan “La Traviata”. Ermonela Jaho dhe Sajmir Pirgu kanë regjistruar edhe një herë një përfaqësim dinjitoz në skenat botërore duke marrë admirimin e publikut. Fotografitë e publikuara nga Ermonela Jaho janë thjesht të jashtëzakonnshme. Ato shprehin mrekullisht atë cfarë ka përcjellë tek publiku ky interpretim i rrallë.