Shoqe të ngushta, sipas shenjës së horoskopit

E dini çfarë thonë? Meshkujt ikin e vijnë, kurse shoqet janë për gjithë jetën. Ka kombinime të cilat i rezistojnë kohës dhe të papriturave, por a e dini që një faktor që ju lidh me njëra tjetrën është edhe kombinimi i shenjave të horoskopit? Më poshtë do të gjeni disa nga kombinimet e shoqeve më të mira sipas shënjës:

Dashi + Binjakët , kombinimi i shoqeve të cilat nuk mërziten kurrë

Një vazjë dashi dhe një binjkaët, nuk e njohin fjalën rutinë. Është shumë e shpeshtë që dy mes dy shoqeve të këtyre shënjave, të lind një shoqëri e madhe ku bazohet në një bashkëpunim reciprok dhe janë gjatë gjithë kohës në kërkim të stimujve të rinj dhe aventurave për të përjetuar së bashku. Argëtimi mes tyre është i sigurtë dhe është e vështirë t’i shohësh dy herë në të njëjtin vend. Ndryshimi nuk i tremb, përkundrazi i lidh më shumë.

Demi+ Virgjëresha, kombinimi i shoqeve që nuk do të ndahen kurrë

Nëse një vajzë demi dhe një virgjëresha bëhen shoqe, të jeni të sigurta që është përgjithmonë. Këto dy shenja janë të famshme për stabilitetin dhe qëndrueshmërine dhe duan një pikë fikse në jetën e tyre. Në pak kohë, krijojnë një lidhje aq të ngushtë sa nuk ka diskutim apo zënkë që të mund t’i ndajë. Vizionin për jetën e kanë njësoj dhe ndajnë vlera të rëndësishme: demi di t’i ofrojë virgjëreshës, sigurinë emocionale dhe mbështetje kurse virgjëresha di t’i japë demit, zgjuarsinë dhe zgjidhjen në çdo kohë. Dy shenja që kurrë nuk e trdhëtojnë njëra tjetrën.

Gaforrja+ Peshqit, kombinimi më i ndjeshëm i shoqeve

Një gaforre dhe një peshk mund t’i shumfishojnë emocionët e tyre si për mirë si për keq. Janë aq sentimentale sa përjetojnë gjithçka bashkë nga debatet e forta deri tek reagimet e këqija por kanë një marrëdhënie aq të ngushtë saqë vështirë ta krijonë me dikë tjetër. Janë gjithnjë aty për njër tjetrën, ndajnë çdo gjë bashkë, nga më e vogla tek më e madhja sepse janë të ndërgjegjshme që kanë fatin të jenë shoqe.

Bricjapi+ Akrepi, kombinimi I shoqeve që kuptohen në mënyrë të përsosur

Mes bricjapit dhe akrepit ekziston një marrëdhënie aq special sa vështirë të thuhet me fjalë. Vajzat e këtyre shenjave, nuk kanë frikë të gërrmojnë në skutat më të errta prandaj nëse për të gjithë botën gjërat janë të parëndësishme, për ju të dyja nuk është kështu. Një akrep e di që mund të mbështetet gjithmonë tek bricjapi  dhe besnikëria e saj, ashtu sikurse bricjapi e di që mund të këtë gjithnjë stabilitetin dhe sensibilitetin e akrepit. Së bashku bëjnë një skuadër që askush nuk mund ta luftojë.

Peshorja+ Shigjetari, kombinimi i shoqeve që kënaqen pafund bashkë

Kur një peshore dhe shigjetar takohen, aty fillon festa. Asnjë nuk di të argëtohet si ato. Dy vajza të këtyre shenjave  u mjafton të takohen për t’ia ngjitur njëra tjetrës dëshirën për tu kënaqur. Duke qënë se janë dy persona shumë sociale, dinë të bëjnë për vete dhe të përfshijnë grupe të tëra njerëzish duke shkuar nëpër festa, udhëtime dhe duke dëshiruar të  eksplorojnë së bashku gjithë botën. Një gjë është e sigurtë: kudo të jenë do bien në sy dhe për pozitivitetin dhe energjinë që përcjellin.

Luani+ Ujori, kombinimi i shoqeve që kompletojnë njëra tjetrën

Luani dhe ujori janë dy shenja të kundërta në rradhitjen e zodiakut dhe është pikërisht ky diveristet që i lidh më shumë. E kompletojnë aq mirë njëra tjetrën sa bëhen të domosdoshme. Luani dashuron tek ujori lirinë e saj të shpirtit, pavarësinë dhe në të njëjtën kohë ëmbëlsinë, kurse ujori do të përfshihet totalisht nga energjia e luanit. Të dyja, dinë të jenë zemërgjëra dhe altruiste, dashurojnë të bashkëpunojnë dhe të krijojnë projekte bashkë. Është e pamundur t’i ndash!

 

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj