Shpërthejnë paroditë me fëmijën që mban emrin Xhihad

Një raportim i portalit Konica.al mbi dukurinë e vënies së emrave fetarë për fëmijët, ka nxitur debate të nxehta në rrjetet sociale.

Pa ndonjë qëllim pejorativ, në qendër të artikullit ishte historia e një çuni të vogël me emrin ‘Xhihad’.

Domethënia e këtij emri lidhet me fjalën arabe që nënkupton luftën dhe përpjekjen për arritjen e diçkaje fetare, shpesh edhe me nënkuptim ushtarak.

Komentet e shumta që pranuam fillonin prej atyre që shprehnin pezmatim, duke e quajtur veprimin e prindërve të djalit si të papërgjegjshëm, deri te ata që arsyetonin një gjë të tillë me lirinë e përzgjedhjes.

Megjithatë, debati ka pasur edhe momentet me gallatë.

Të tilla janë edhe disa video që paradizojnë me fjalët e gjyshes që thërriste nipin e saj ‘Xhihad’.

Videoja origjinale:

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj