Shtyhet seanca për deputetët e Vetëvendosjes që hodhën gaz lotsjellës

Mungesa e deputetëve Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi ka bërë që të shtyhet seanca e sotme gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Të pranishëm në seancë ishin vetëm deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, që akuzohen për veprën penale të përdorimit të gazit lotsjellës.

Gjyqtari Beqir Kalludra ka ëshuar urdhër për sjellje me detyrim për Albin Kurtin, Donika Kadajn si dhe të dëmtuaren Flora Brovina, deputete e PDK-së.

Në seancë të pranishëm kanë qenë 4 dëshmitarë, deputetët e PDK-së Blerta Deliu Kodra dhe Bekim Haxhiu si dhe dy punëtore të administratës.

Seanca është shtyrë për muajin tetor, çka është kundërshtuar nga deputetët e VV-së për shkak të fushatës për zgjedhje lokale.

 

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj