Shtyu të moshuarin të vetëvritej/ Përfundon në pranga 49-vjeçari

Në qytetin e Mallakastrës është arrestuar një 49-vjeçar pasi sipas policisë ka shtyrë një person drejt vetëvrasjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin: Sami Begaj, 49 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka çuar në vetëvrasje shtetasin D.B, 66 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër,” shkruan policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes” parashikuar nga Neni 99 i Kodit Penal.