Si Evropa shfrytëzoi Shqipërinë dhe më pas e braktisi në dorën e pushtuesit…

Proceset politike që u zhvilluan në Shqipëri gjatë viteve 1918-1939 ishin të njëhohshme dhe të ngjashme me proceset që kalonin vendet e tjera të Ballkanit po në këtë periudhë. Monarkia shiptare ishte simotër e regjimeve të njëjta që u vendosën dhe në Bullgari, Rumani, Greqi, Jugusllavi. Monarkia u gjet i mjet për të shmangur kompletet e brendshme, krizat politike e qeveritare, të cilat pengonin zbatimin e reformave të nevojshme për zhvillimin e këtyre vendeve. Nga ana tjetër, duke qënë për një kohë të gjatë nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe pa tradita republikane, regjimet monarkike shiheshin si të përshtatshme për këto vende edhe nga Evropa Perëndimore.

Në rastin e Shqipërisë gjendja e ndërlikohej nga rivaliteti tradicional italo-jugosllav mbi Shqipërinë, si një pikë strategjike e Ballkanit. Ky rivalitet ka qenë një ndër faktorët negativë, i cili ka penguar konsolidimin e shtetit shqiptar. Politika e jashtme shqiptare u ndërtua dhe i cili ka penguar konsolidimin e shtetit shqiptar. Politika e jashtme shqiptare u ndërtua dhe veproi në kushte të këtij rivaliteti. Zogu që në muajt e parë të vitit 1925 u detyrua të detyrua të ndiqte një politikë baraspeshe ndërmejt Italisë dhe Jugosllavisë dhe të përfitonte nga të dyja palët.

Anglia dhe Franca mbanin qëndrime të ndryshme ndaj qeverisjes së Zogut në Shqipëri. Franca i shikonte me frikë marrëdhëniet shqiptaro-italiane, meqë depërtimi i Italisë në Shqipëri rrezikonte pozitat mbizotësuaese në Ballkan klientes së saj në këtë zonë, Jugosllaviam prapa të cilës fshihej vetë Franca. Prandaj, qeveria franceze lidhi traktate të veçanta aleance me Jugosllavinë, si kundërpeshë e traktateve italo-shqiptare.