Si u çlirua i qyteti i dritave?

Çlirimi i Parisit (i njohur edhe si Beteja për Parisin) ishte një ndërmarrje ushtarake e Aleatëve që u zhvillua gjatë Luftës së Dytë Botërore nga 19 gushti 1944 derisa garnizoni gjerman dorëzonte kryeqytetin francez më 25 gusht 1944.

Parisi ishte qeverisur nga Gjermania Naziste që nga nënshkrimi i kapitullimit të Francës më 22 qershor 1940, pas së cilës Vermahti (ushtria gjermane) pushtoi Francën veriore dhe perëndimore.

Çlirimi filloi kur Forcat Franceze të Brendshme – struktura ushtarake e Rezistencës Franceze – organizuan një kryengritje kundër garnizonit gjerman me afrimin e Ushtrisë së Tretë amerikane, të udhëhequr nga Gjenerali Xhorxh S. Paton.

Në natën e 24 gushtit, elementët e Divizionit të 2-të Armatosur Francez të  drejtuar nga Filip Leklerk  mbërritën në Paris. Të nesërmen, më 25 gusht, pjesa më e madhe e Divizionit të 2-të të Armatosur dhe Divizionit të 4-të të Këmbësorisë amerikane hynë në kryeqytet.

Dietrih fon Koltitc, komandant i garnizonit gjerman dhe guvernatori ushtarak i Parisit, iu dorëzua francezëve në hotelin Meurice, selinë e sapokrijuar franceze, ndërsa komandanti i Forcave të Lira Franceze Sharl dë Gol arriti të marrë kontrollin e qytetit si kreu i qeverisë provizore i Republikës Franceze.

Ditrih fon Kotitc, kishte marrë urdhra të prera nga Adolf Hitleri që të luftonte deri në burrin e fundit si dhe të digjte Parisin. Disa para se fon Kotitci të dorëzohej Hitleri i kishte dërguar një telegram ku i bënte pyetjen: “Ist Paris brennend?”- A po digjet Parisi?.
Gjenerali francez Filip Leklerk, i pari që hyri në Paris.

Referencat

WW2 Visual guide

Martin Gilbert The Second World War

Antony Beevor The Second World War

Hitler Last Year, part 1

Apocalypse WW2 part 6