Simptomat e virusit HIV/ Urgjentisht duhet të mësoni se…

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se 1.2 milion njerëz janë aktualisht të infektuar me HIV në SH.B.A. dhe më shumë që 12.8 për qind (1 në 8 persona) nuk janë në dijeni për infeksionin. Virusi HIV shkatërron qelizat CD4, të quajtura gjithashtu qelizat T, të sistemit imun.

Nëse nuk trajtohet,  HIV paraqet kërcënimin për t’u prekur nga AIDS (sindromi i imunodeficiencës së fituar). AIDS është një sëmundje vdekjeprurëse që dëmton rëndë sistemin imunitar, duke e lënë atë të paaftë për të luftuar infeksionet. HIV  më së shpeshti bartet përmes spermës, shkarkimit anal, lëngjeve vaginale dhe gjakut. Virusi HIV mund të hyjë në trupin tuaj nëpërmjet marrëdhënieve seksuale dhe nëpërmjet injeksioneve apo infuzionit.

Këtu janë 10 shenjat e hershme dhe simptomat e HIV që duhet të dini.

Ethe

Simptoma kryesore e një infektimi me HIV janë  ethet.

Temperatura gjatë fazës fillestare të HIV-it mund të përsëritet dhe vazhdon për 2 deri në 4 javë. Djersitjet natën shpesh shoqërojnë ethet.

Djersitje natën

Virusi HIV shkakton djersitje natën, duke bërë të pamundur gjumin pa ndërruar rrobat gjatë natës.

Lodhje

Reagimi inflamator i gjeneruar nga sistemi juaj imunitar mund të shkaktojë ndjesinë e lodhjes. Lodhja mund të jetë si shenjë e hershme, ashtu edhe e vonë e prezencës së virusit HIV. Ka pasur raste kur personat e prekur nga HIV kanë nisur të shqetësohen për shëndetin e tyre vetëm atëherë kur kanë filluar të ndihen të lodhur.

Dhimbje muskujsh, kyçesh dhe ënjtje të nyjave limfatike  

Simptomat akute retrovirale ngatërrohen me gripin apo forma të tjera të infeksioneve virale, si sifilizi apo hepatiti. Kjo nuk është për t’u habitur pasi shumë nga shenjat e këtyre sëmundjeve janë të njëjta, përfshi edhe dhimbjen e kyçeve, muskujve dhe ënjtjen e gjëndrave limfatike. Nyjat limfatike, të cilat janë pjesë e sistemit tuaj imunitar, kanë tendencën të pësojnë inflamacion kur ka një infeksion. Shumë prej tyre ndodhen në zonën e sqetullës, ijeve dhe qafës.

Dhimbje fyti dhe dhimbje koke 

Edhe dhimbja e fytit dhe e kokës janë pjesë e simptomave akute retrovirale. Është e lehtë t’i ngatërrosh këto shenja me sëmundje të tjera, por nëse e ndjeni veten të rrezikuar nga HIV dhe keni të tilla simptoma, për të mirën tuaj dhe të të tjerëve duhet të bëni një analizë. HIV është më ngjitës në fazat e para.

Kini parasysh se trupi nuk ka prodhuar antitrupa ndaj HIV-it, prandaj edhe analizat mund ta kenë të vështirë të identifikojnë virusin. Duhen të paktën disa javë që organizmi të fillojë të prodhojë antitrupa dhe prezenca e HIV-it të shfaqet në analiza.

Skuqje të lëkurës

Skuqja e lëkurës mund të ndodhë si në fazat e hershme, edhe të vona të prekjes nga HIV/AIDS. Kjo shenjë mund të ngatërrohet lehtë me një alergji. Por mjekët thonë se në rast se nuk gjendet me lehtësi arsyeja e skuqjes së lëkurës, atëherë është mirë të bëni një analizë për HIV. Në zonat e skuqura të lëkurës pacienti ka kruajtje. Skuqja e lëkurës mund të ndodhë në trungun e trupit.

Të përziera, të vjella, diarre 

Në 30% – 60% të personave të prekur nga HIV shfaqen të përziera, të vjella dhe diarre që në fazat e para të infektimit. Këto shenja mund të shfaqen edhe si pasojë e një terapie antiretrovirale apo e një infeksioni. Sipas mjekëve,nëse diarreja nuk është pasojë e një trajtimi të zakonshëm apo shfaqet pa asnjë shkak, atëherë ky mund të jetë tregues për prezencën e virusit HIV në organizëm.

Rënia në peshë 

Rënia drastike në peshë është shenjë e shumë sëmundjeve në stadet e tyre të avancuara dhe zakonisht vjen si pasojë e diarresë së rëndë. Nëse vini re se po bini shumë në peshë, kjo do të thotë se sistemi imunitar është dobësuar ndjeshëm.

Pacientët e prekur nga HIV humbin peshë edhe pse vazhdojnë të ushqehen mirë. Një person konsiderohet se ka rënie të madhe në peshë, kur ai humb rreth 10% të peshës trupore apo më shumë, ndërsa ka pasur diarre apo temperaturë dhe është ndierë i lodhur për më shumë se 30 ditë.

Kollë të thatë 

Në disa raste kolla e thatë është shenja e parë që shfaqet tek pacientët e prekur nga HIV. Shpesh në këto raste ata mendojnë se bëhet fjalë për alergji. Por më pas vënë re se antibiotikët dhe sprajët antialergjikë nuk e zgjidhin problemin. Kolla e thatë që zgjat për javë të tëra konsiderohet si një ndër shenjat që duhet t’ju shtyjë të bëni një analizë për HIV- thonë mjekët.

Pneumonia

Kolla dhe rënia në peshë mund të paralajmërojnë edhe një infeksion të rëndë që shkaktohet nga një mikrob, që nuk do t’ju jepte shqetësime nëse sistemi juaj imunitar do të funksiononte siç duhet. Sipas mjekëve ka shumë infeksione oportuniste dhe secili prej tyre shfaqet në mënyra të ndryshme. Ata thonë se në disa raste është pikërisht pneumonia që i drejton të prekurit nga HIV në spitale.

Infeksione të tjera mund të përfshijnë një infeksion parazitar që prek trurin, një lloj herpesi etj. /shëndeti.com.al

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj