Skënderbeu, sot shpërblim i majmë në rast suksesi

Edhe pse është tejet e vështirë, presidenca e klubit të Skënderbeu ka vendosur 100 mijë euro shpërblim për futbollisët në rast fitoreje në ndeshjen e sotme në Ukrainë kundër Dinamos së Kievit.

“Po, e kam vendosur se cili do të jetë shpërblimi. Në rast se bëjmë mrekullinë në Kiev, atëherë ekipi do të ketë 100 mijë euro premio. Gjithashtu, nëse sot arrijmë të marrim qoftë edhe një pikë, skuadra do të shpërblehet me 50 mijë euro”, konfirmoi Takaj.

Kujtojmë që UEFA u jep klubeve 360 mijë euro premio për çdo fitore në fazën e grupeve të Europa League. Edhe në rast se Skënderbeu merr ndonjë barazim, atëherë, sërish për këtë rezultat jepet një premio 120 mijë euro.

Klubi korçar ka arkëtuar 3 milionë e 275 mijë euro pas kualifikimit në fazën e grupeve të Europa League, duke kaluar katër ture radhazi. Korçarët eliminuan fillimisht klubin nga Andorra, San Julia, e më pas kazakët e Kairat Almaty, çekët e Mlada Boleslav, si dhe në fazën “play-off”, klubin gjigant të Kroacisë, Dinamo Zagreb.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj