Starton “Rama 2”, nis largimi i drejtorëve të LSI-së

Ka dhënë dorëheqjen kreu i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe i Pyjeve Ergys Agasi, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Agasi e ka bërë të ditur vendimin e tij me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’. Ndonëse ai nuk bën të ditura arsyet e këtij vendimi, Agasi nuk kursen falenderimet dhe për ish-ministrin Lefter Koka.

MESAZHI I AGASIT

“Keto 4 vite, ne krye te institucionit te ISHMP mund te them me bindje se kane shenjuar reforma thelbesore ne misionin e objektivat e ketij institucioni! Falenderoj ne kete dite te fundit te punes sime, ekipin e ISHMP ne rang vendi, nga drejtuesit deri te inspektoret e terrenit, per profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre ne misionin tone ne mbrojtjen e mjedisit!

Privilegj te bashkepunoja me Ministrin Koka, i cili me dha besimin te drejtoja nje institucion te rendesise vecante. Fale vizionit te tij per reformen institucionale administrative te nderrmarre ne Ministrine e Mjedisit, u krijua ISHMP institucion shteteror qe u rrit e konsolidua duke perballuar sfidat me te veshtira ne fushen e mjedisit

Fjalet nuk jane mjaftueshem per te falenderuar nje lider vizionar si Ministri Koka!”