Stop! Mos e përdorni sherbelën nëse vuani nga këto gjendje shëndetësore!

Sherbela është një shkurre e vogël e viseve të ngrohta bregdetare, përherë e gjelbër, me gjethe vezake ose heshtake, të mbuluara me push ngjyrë hiri e me një erë të veçantë, e cila përdoret në mjekësinë popullore, në industrinë farmaceutike etj.

Sherbela përdoret për problemet me sistemin tretës, mungesën e oreksit, gazrat, dhimbjet e stomakut (gastritin), diarrenë, fryrjen e barkut dhe urthin në stomak. Kjo erzë përdoret gjithashtu për uljen e mbiprodhimit të djersës dhe pështymës, kundër depresionit, humbjes së kujtesës dhe sëmundjes alcajmer.

Por, në disa raste është i ndaluar përdorimi i sherbelës pasi mund të ketë kundërveprime të mundshme.

Masa të veçanta dhe paralajmërime

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji: Përdorimi i sherbelës gjatë shtatzënisë nuk është i sigurt, për shkak të mundësisë së konsumimit të përbërësit thujone, që gjendet tek disa lloje të sherbelës. Ky përbërës mund të shkaktojë abort tek gratë shtatzëna si pasojë e ardhjes së ciklit menstrual gjatë kësaj periudhe. Shmangeni sherbelën edhe nëse po ushqeni foshnjën me gji. Ka të dhëna që tregojnë se përbërësi thujone mund të rrallojë furnizimin me qumësht tek nëna.

Diabeti: Sherbela mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak tek personat që vuajnë nga diabeti. Prandaj duhet të kontrolloni shenjat për nivelet e ulëta të sheqerit në gjak (hipoglicemia) dhe monitoroni sheqerin në gjak me kujdes nëse vuani nga diabeti dhe përdorni sherbelën. Doza e ilaçeve për diabetin mund të ndryshohet vetëm nga mjeku.

Gjendje hormonale sensitive si kanceri i gjirit, i mitrës, ovarian, endometrioza ose fibroidet e mitrës: Sherbela spanjolle (Salvia lavandulaefolia) mund të ketë të njëjtat efekte si estrogjeni (hormoni femëror). Nëse keni një nga këto gjendje që mund të përkeqësohet nga ekspozimi i estrogjenit, mos e përdorni sherbelën spanjolle.

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut: Sherbela spanjolle (Salvia lavandulaefolia) mund të rrisë tensionin e gjakut tek disa njerëz që vuajnë nga tensioni i lartë, ndërsa sherbela e zakonshme (Salvia officinalis) mund të ulë tensionin e gjakut tek njerëzit që tashmë e kanë të ulët. Prandaj kontrolloni tensionin e gjakut para se të përdorni sherbelën, sigurisht nëse vuani nga këto probleme.

Epilepsi: Një lloj i sherbelës (Salvia officinalis) përmban sasi të konsiderueshme të përbërësit thujone, i cili mund të shkaktojë kriza epileptike. Nëse vuani nga ky problem, mos merrni doza më të larta të sherbelës se ata që zakonisht gjenden në ushqim.

Operacion: Sherbela e zakonshme mund të ndikojë tek nivelet e sheqerit në gjak. Gjithashtu ekziston frika se ajo mund të ndikojë tek sheqeri në gjak gjatë operacionit. Prandaj mos përdorni sherbelë si ilaç të paktën 2 javë para operacionit të planifikuar. /Burimi: WebMD

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj