Tahiri jashtë qeverisë/ Paloka: Rama e bëri kurban

Deputeti i PD-së Edi Paloka nuk i ka kursyer akuzat për kryeministrin Edi Rama.

Nga foltorja e Kuvendit ai komentoi edhe mos përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në kabinetin e ri qeveritar, duke e cilësuar si kurban të Ramës.

“Bëri kurban Beqajn dhe Tahiri, por e di kushdo që ata u përdorën keq nga Rama. Ai shpalli si risi qeverinë e vogël. Edhe më naivi e kupton se cilat janë qëllimet e vërteta të këtyre ndryshimeve, që lidhen me të famshmen tepsi dhe timon. Tani vjedhja do jetë e përqendruar. Nga dy duart, vendoset në një dorë”, tha Paloka.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj