Të mos luash në Champions për një qime!

Nuk e kemi fjalën në sensin figurativ, por për një qime të vërtetë. Kjo i ka ndodhur yllit të ri të Real Madrid, Marco Asensio, që do të mungojë në ndeshjen e mbrëmjes. Kampioni i Europës rikthehet të luajë sonte në Champions League, teksa pret në “Santiago Bernabeu” qipriotët e APOEL Nikosia.

Sulmuesi spanjoll nuk është grumbulluar nga trajneri Zinedine Zidane për ndeshjen kundër kampionëve të Qipros për një arsye shumë të veçantë: depilimi i këmbëve të tij nuk ka shkuar në rregull dhe prej një qimeje në kofshë i është krijuar një infeksion që nuk e lejon të vrapojë.

Vetë Zidane e ka zbuluar mungesën e Asensio gjatë konferencës për shtyp: “Është një rast kurioz dhe i veçantë, por që ndodh. Lojtari është depiluar, por një qime ka mbledhur infeksion dhe do të duhet të paktën tre ose katër ditë që ai të vrapojë sërish lirësh pa pasur djegie!”

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj