Do të ndalohet hyrja në Schengen për ata që migrojnë ilegalisht

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka pritur në takim përfaqësuesen e posaçme të BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Me këtë rast, ministrja Hoxha e njoftoi shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë për vizionin e saj dhe të Qeverisë së Kosovës për të udhëhequr me procesin e integrimit evropian, përkatësisht zbatimin e Marrëvesjes për Stabilizim Asocim, bën të ditur kumtesa ministrore.

Në këtë takim, bashëbiseduesit u bën thirrjë qytetarëve të Kosovës që të mos bien pre e dezinformatave për të migruar në mënyrë të parregullt sepse është plotësisht e konfirmuar se nuk ka azil në BE për qytetarët nga Kosova, pasiqë Kosova është vend i sigurt i origjinës dhe qytetarëve të saj nuk u njihet e drejta e azilit në shtetet anëtare të BE-së.

Ndërsa, në rast të ndonjë kalimi eventual, organet e sigurisë të cilitdo nga kufinjtë e zonës Schengen do të marrin masa ligjore për kalim të parregullt të kufirit. Ndërsa, përpos shpenzimeve materiale atyre do tu ndalohet edhe hyrja në Schengen për vite të tëra.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj