“Të përndjekin fantazmat e Jozefinës dhe Patozit”/ Basha-Ramës: Mos fol në emrin tim, ke vetëm llafe boshe

Pasi kryeministri Edi Rama ironizoi fjalën e parë të Bashës në Kuvend, ky i fundit i ka kthyer përgjigje.

Rama u shpreh se Basha duket sikur do të mbrohet nga fantazmat e Patozit e Topallit në Kuvend e servir gjithnjë atë gjellën e mbetur të drekës, kryedemokrati i përgjigjet.

“Edi Rama këtu ke ardhur të kërkosh votëbesimin e Parlamentit, nuk ke ardhur të flasësh në emrin tim as në emër të opozitës dhe nuk mund të flasësh kurrë, as në emër të PD dhe as të asnjë parlamentari që është në opozitë me ty. Eshtë shprehje e shterpësisë totale të fletushkës që ke paraqitur në vend të programit dhe e mungesës totale të programit që karakterizoi jo vetëm fushatën por edhe pas fushatës, që 10–minutëshin e fundit, para këtij kuvendi e zgjodhe për sulme dhe diversione ndaj opozitës dhe të tjera llafe, llafe dhe vetëm llafe boshe”,- tha ai.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj