Teqja bektashiane në Tetovë mbulohet me flamur gjigand turk

Në teqenë bektashiane të Baba Harabatit në Tetovë është vendosur një flamur turk me përmasa gjigande.

Në të djathtë të tij është vendosur edhe flamuri shqiptar, por me përmasa pakrahasimisht më të vogla, njofton Konica.al.

Lajmi është bërë i ditur nga Semi Hebibi, një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Tetova.

Ai ka bërë me gisht ndaj ‘turkofilave të Bashkësisë Islame në Tetovë’, që, sipas tij, lartësojnë turqit dhe ofendojnë shqiptarët dhe gjakun e dëshmorëve.

Në vijim po sjellim të plotë shkrimin e tij: