Thaçi: Demarkacioni, çështje vetëm e Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj duket se nuk e ndjekin të njëjtën hulli për çështjen e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Haradinaj me të marrë detyrën e kryeministrit, ndër vendimet e para, ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Caktimin e kufirit me Malin e Zi, duke parlajamëruar ‘korigjim’ të gabimeve të bëra.

Por, presidenti Hashim Thaçi ka theksuar rëndësinë e miratimit sa më të shpejtë të marrëveshjes për demarkacionin.

Sipas tij, ky proces tanimë ëstë vetëm çështje e Kosovës.

“Çështja e Demarkacionit nuk është më çështje ndërshtetërorë Kosovë – Mali i Zi, më tepër është çështje e vetë kosovarëve, që duhet të marrin vendimin e tyre në Kuvend”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj