Tiranë/ Arrestohen 3 të rinj, vidhnin naftë

Tre persona janë arrestuar në kryeqytet pasi u kapën duke vjedhur karburant në zonën e Mulletit.

Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.1, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mulleti”,   kanë arrestuar shtetasit : – Fatos Hasa, 27 vjeç, banues në fshatin Thumanë (Krujë ). – Roland Puleci, 26 vjeç, banues në Fushë – Krujë. – Sul Lami, 28 vjeç, banues në fshatin në Fushë – Krujë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Mullet nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 duke vjedhur karburant në mjetin tip “Eksavator”, në pronësi të një firme ndërtimi.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : – Automjeti tip “Mercedez Benz”, në pronësi të shtetasit Sul Hasa. – Automjeti tip “Fiat Punto “, në pronësi të shtetasit Fatos Hasa – Një pompë elektrike së bashku me zorrën ( e cila shërbente për vjedhjen e naftës nga serbatori i mjeteve) – 8 bidona ( 30 L në bagazhin e automjetit të sekuestruar)

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar, është gjendur dhe sekuestruar : – 120 litra naftë e futur në 4 bidona.

Gjithashtu nga puna hetimore e kryer është dokumentuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku në kantierin e ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan janë vjedhur  180 litra naftë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/ 2 i Kodit Penal.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj