Treni i linjës Durrës-Vorë përplas për vdekje 52-vjeçarin

Treni i linjës hekurudhore Durrës-Vorë ka përplasur sot për vdekje një 52-vjeçar. Ngjarja tragjike është shënuar tek nënkalimi hekurudhor në Sallmone, rreth orës 15:10 minuta.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet F.H., banues në Sukth, ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes. Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.