“Tronditet” Bregu: Vrasja e grave në Shqipëri, po merr përmasa terrorizmi

Majlinda Bregu, këtë mbrëmje është ndalur në një çështje mjaft të ndjeshme në vendin tonë, dhunën ndaj gruas. Me anë të një statusi në Facebook, ajo trajton mjaft raste dhe në të njëjtën kohë parashtron se kujt i ka shtrirë dorën për të kërkuar ndihmë. Ajo është ndalur në rastin e së ndjerës Liljana Zhezha, e cila ka lënë dy fëmijë.

“Në dhjetor të vitit të kaluar, një grua, Liljana Zhezha, nënë e dy fëmijëve, u flak nga dritarja e shtëpisë prej burrit të saj. Asokohe i kërkova nga Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Brendshëm, Prokurorit të Përgjithshëm edhe Presidentit të Republikës, zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila niste me papërgjegjshmërinë e zvarritjes së urdhërit të mbrojtjes deri tek absurditeti i jetesës së viktimës dhe vrasësit të saj në të njëjtin apartament.

(Në fakt, kështu e parashikon Ligji për Masat Parandaluese të Dhunës në Familje, i cili duhet ndryshuar me urgjencë). Gjykata thoshte se kishte lëshuar Urdhër Mbrojtje;
policia thoshte se nuk e kishte marrë; pushteti vendor nuk dinte gjë.

I kërkova edhe Kryetarit të Bashkisë Fier, të ndihmonte dajën e fëmijëve të Liljanës, pasi i mori të dy jetimet e vegjël në shtëpinë e tij. Pas Liljanes kanë humbur jetën edhe dy gra të tjera, deri tek rasti i gjyqtares Fildez Hafizi.

Por çfarë ndodh sot.
Nga dhjetori 2016 janë zhvilluar 6 seanca gjyqësore kundër burrit që flaku nënën e fëmijëve nga dritarja. Këto, pranë Gjykatës së Krimeve të Renda Vlorë.
4 seanca janë shtyrë me sebepe gjykatash; 2 prej tyre sepse vrasësi thoshte se ishte sëmurë; 1 se mungonte avokati dhe 1 se mungonte prokurori.

Ne seancën e dyte vrasësi ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe gjykata e ka pranuar. Sot ne seancen e 6-te, prokurori kërkon qe denimi nga i përjetshëm te jete 35 vjet dhe shkak per kete eshte pranimi i gjykimit te shkurtuar nga vrasesi.

Ndërkohë qe nuk eshte shqyrtuar kerkesa per heqjen e prinderimit sipas padisë se bere nga kujdestari i tanishëm i fëmijëve(daja). Kodi i familjes edhe për heqjen e prinderimit ne te tilla raste te dhunës ne familje, sidomos kur gjema ndodh ne prani te fëmijëve nuk është i qarte.

Kater pyetje me lindin tani:

  1. Çfare duhet te ndodhe me, qe një burrë qe vret gruan, gjakftohte, ne kushtet e urdherit mbrojtes, ne rastin e Fierit edhe ne prani te fëmijëve te mitur, te vuaje denimin maksimal qe njeh ligji, burgim te perjetshem?!( neni 79 /c i kodit penal)
    2. Neni 228 i Kodit te Familjes thotë qe “përgjegjësia prindërore hiqet kur prindi shperdoron pergjegjesine prindërore ose tregon PAKUJDESI te rende ne ushtrimin e saj”. Po t’i vrasesh nenen femijeve çfare quhet?!
    3.Edhe sa seanca do duhen ne rastin e mesiperm per te marre nje vendim?!
    4. A ka njeri qe nuk mendon se dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre eshte krim qe duhet zbutur apo amnistuar?

Nese nuk ka, atehere le te nisim nje levizje kombetare per te tundur e shkundur çdo zyrtar, gjyqtar, prokuror, avokat, gazetar, OJF, dhe jo vetem te ketij vendi, qe te kuptojne e veprojne, pasi dhuna dhe vrasja e grave nuk eshte ÇESHTJE KULTURE E ZAKONI, por eshte KRIM kunder JETES qe po merr permasa TERRRORIZMI!”.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj