U harrua Skënderbeu me perçe të zezë? Ja çfarë tha Meta në sy të Ramës

Presidenti Ilir Meta, teksa ka dekretuar ditën e sotme qeverinë e re “Rama 2”, është ndalur në një çështje e cila shkaktoi një revoltë të hapur tek qytetarët, e cila kishte të bënte me mbulimin e monumentit të Skënderbeut, gjatë faljes së Namazit për Kurban Bajram.

Në prani të Ramës dhe anëtarëve të kabinetit, Meta shfrytëzoi daljen publike për të dhënë mesazhin se: “Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit, që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje”.

“Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, e dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e këtij institucioni në nismën tuaj.

Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit, që në të gjitha kohërat, i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Dhe sot ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë.
I nderuar Z. Kryeministër,
Të nderuar anëtarë të Qeverisë

Edhe një herë suksese në detyren e rëndësishme për të cilën u betuat sot!”, tha Meta.