Vajza e Azem Hajdarit flet për herë të parë në Kuvend

Vajza e heroit të demokracisë, Azem Hajdari, pasditen e sotme ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Parlament. Rudina Hajdari tha në krye të herës se është nder dhe privilegj për të që ndodhet në Kuvend, duke ndjekur hapat e babait të saj.

Ajo kërkoi nga ligjvënësit e të dyja kahëve politike, që të punojnë për të ardhmen e vendit, pasi Shqipëria ka paguar çmim të madh për demokracinë.

“Të flasësh në këtë podium është një privilegj. Shqipëria ka paguar një çmim të rëndë për demokracinë. Mosrespektimi i Kushtetutës është mosrespektimi ndaj atyre që s’janë sot. Jam e nderuar që flas sot si e bija e Azem Hajdarit. Shpresoj të jetë një hap simbolik për mbylljen e tranzicionit shqiptar”, tha ajo.