Vasilika Hysi nënkryetare e Kuvendit, ja socialistët që do drejtojnë Komisionet

Partia Socialiste ka zgjedhur sot 5 kryetarët e komisioneve parlamentare.

Ka qënë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ai që bëri publike këta emra. Ai pohoi se nënkryetare e Kuvendit për PS-në do jetë Vasilika Hysi.

“Asnjë deputet jashtë shtetit, kur ka seancë plenare. Me qëllim që të ulen edhe shpenzimet e qeverisë për vizitat e deputetëve jashtë shtetit”, tha Balla.

Komisioni i ligjeve-Ulsi Manja

Komisioni i Ekonomisë- Erjon Braçe kryetar

Ermonela Felaj- Komisioni i Sigurisë

Komisioni i politikave të Jashtme Mimi Kodheli

Komisioni i Veprimtarive prodhuese Eduard Shalsi

Komisioni për mjetet e informimit publik dhe mediat- Milva Ekonomi Nënkryetare

Komisioni i Shëndetësisë-Elisa Spiropali

Komisioni i Integrimit-Blendi Çuçi nënkryetar

Nënkryetare e Kuvendit Vasilika Hysi