Veliaj nuk ka të ndalur/ Do rikandidoj, përballë dua Bashën ose Berishën

Veliaj nuk ka të ndalur. Duket se posti që mban e ka plotësuar, por nuk heziton të pranojë se do të dëshironte sikur të rikandidonte sërish. Por në këtë përballje ai do dëshironte dy emra me mjaft peshë në PD, Berishën e Bashën.

Erion Veliaj ka thënë se do të rikandidojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 2019, ndërsa sfidon Bashën dhe Berishën të garojnë përballë tij.

Në një interviste për emisionin “Repolitix” të gazetarit Denis Minga, Veliaj ka shprehur jo vetëm dëshirën, por edhe ambicien për të vijuar drejtimin e Bashkisë më të madhe në vend edhe përtej 2019.

Në këtë intervistë, Veliaj ka folur edhe për raportet me qeverinë “Rama”, duke theksuar se konsultohet përditë me kryeministrin për punët e Bashkisë.

Në lidhje me bashkëpunimin me LSI, Veliaj tha se do bisedojë me këshilltarët e kësaj force politike, për vijimin e punës në shërbim të qytetit të Tiranës dhe vetë qytetarëve.