Vendimi, certifikatat printim online

Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që të printojnë certifikatat online. Ky është një nga vendimet që është marrë në mbledhjen e parë zyrtare të qeverisë së re. Në këtë mënyrë do të shmangen radhët e gjata në sportelet e gjendjes civile. Për të garantuar autenticitetin e dokumentit do të ketë dhe një vulë elektronike të institucionit që e lëshon, duke siguruar saktësinë e të dhënave të aplikuesve. Në fund të çdo dokumenti të marrë në formatin “pdf”, do të shënohet se “është lëshuar nga sistemi elektronik, referuar bazës së të dhënave shtetërore të institucionit lëshues”.

Për shërbimet për të cilat aplikohet tarifë, do të krijohen mundësi për qytetarët që të kryejnë edhe pagesat on-line. Qeveria “Rama 2” i mori këto vendime pasi u betua në zyrën e Presidentit, e më pas ju drejtua kryeministrisë ku zhvilloi edhe mbledhjen e parë zyrtare.