Victoria Beckham: Nuk e shoh dot veten time

Ish këngëtarja e Spice Girls dhe tashmë themeluese e linjës së saj vetjake, Victoria Bechkam, e pyetur gjatë një interviste , nëse do të jetë në jurinë e ‘American Idol’ këtë vit, u shpreh: “Jo, në asnjë mënyrë. Nuk do pranoja pasi nuk e duroj dot ta shoh veten time në ekran, më acaron të dëgjoj zërin tim. Nuk bën për mua.” Kujtojmë se Victoria u shfaq vetem një hërë në këtë program kur ishte e ftuar nderi në juri, në vitin 2009 .

New York Fashion Show 2017/2018

Mamaja e katër fëmijëve dhe bashkëshortja e ish futbollistit David Beckham, shtoi: “Nuk jam kaq e vrazhdë sa dukem nëpër foto. Ndihem shumë me fat për punën dhe familjen që kam. E dashuroj atë që bëj dhe dua të jem më e mira”- duke iu referuar koleksionit të ri, të cilin e prezantoi në javën e modës në New York, ditët e para të shtatorit.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj