Vrasja dhe zhdukja e autoktonëve sirianë

Overview map of the Ancient Near East in the 15th century BC (Middle Assyrian period), showing the core territory of Assyria Empire


Asiria ishte mbretëria dhe perandoria më e madhe e Mesopotamisë në Lindjen e Afërt. Shteti shtrihej në gjatësi kohore nga shek. i 25-të paraKr me emrin shtet-qytet Assur deri më 612-599 (para Kr) duke kaluar nga koha e Hershme në atë Mesme të Bronzit deri vonë tek Koha e Hekurit.

Asiria është emërtuar sipas kryeqytetit të saj Aššur-it të lashtë që nga viti 2600 paraKr, pra një nga qytetet-shtet Akkadiane të Mesoptamisë. Thuhet që në shekujt 25-24 mbretërit asirë ishin liderë barinjsh (?)…

Pushtimi islamik-arab nga mesi i shek. 7-të pas Kr. e “shkriu” Asirinë dhe popullin e lashtë asir në një mbetje të vogël (tani të krishterë), të cilët u shndërruan në pakicë etnike, gjuhësore, kulturore dhe fetare të vendlindjes së tyre asire, duke mbijetuar deri në ditët e sotme si popull indigjen i regjionit.[Parpola, Simo (2004)]. “National and Ethnic Identity in the Neo-Assyrian Empire and Assyrian Identity in Post-Empire Times” (PDF). Journal of Assyrian Academic Studies (JAAS).

Asirët indigjenë sot janë (nëse janë) në veri të Irakut, në veri të Sirisë, në jug-lindje të Turqisë dhe në veri-perëndim të Iranit si nipërit e asirëve të lashtë. Gjatë mileniumit të tretë para Kr. u zhvillua një kulturë e madhe sumere, dhe lindi edhe shkrimi sumer në formë kunjash (cuneiform).


Shumerologu shqiptar Anastas Shuke shkruan “Rilindësit tanë e quanin shqipen gjuhën e Perëndive, është e mundur! Këtu keni një argumentim të kësaj thënieje me anë të shqipes zanafillore, gjuhës Shum-e-Mire apo Shumere. Shenja kunjiforme e paraqitur këtu është përkthyer ‘gjuhë’ (të folurit, shqiptimi) me leximin e pranuar ’eme’.

Duket sikur jemi pa shpresë, e pamundur ta lidhësh këtë me terma të afërt në shqip. POR ËSHTË E MUNDUR!!! Mbani parasysh se nuk ka asnjë siguri gjuhësore/etimologjike, për asnjë term të gjuhës shumere, nëse ata krahasohen drejtpërdrejt fonetikisht.

“Leximi eme, mund të ndahet “e-me” (si formë pronore). Nga etimologjia grafike e shenjës kemi në përbërje të saj shenjat ‘ka/HA – gojë e hapur’ dhe shenjën sqaruese të leximit konkret (zib4) “me”, e cila është afër me “mi > Mbi”, përkthyer nga shumerologët edhe si “urdhëresat e Zotit” (lamije), pra ato që vijnë nga lart/sipër nga “mbi”.

Kjo shenjë “me/mi/mbi” ka edhe leximin “ship” afër me “sip>sipër” të shqipes (ky kuptim më është pranuar në kongresin e Asiriologjisë në Poloni, në RAI-60, nga profesorët amerikanë). Pra, kuptimi i shenjës së përbërë kunjiforme “eme” mund të jetë: – goja është objekti me funksion “ship” > shqip > shqiptim”, e shkurtuar në formën e-me, të cilën na lejohet ta zëvendësojmë me “e-ship”, e-shqiptimit, e të folurit, duke u barazuar me shqipen.


Dykuptimësia ka qenë karakteristike për lashtësinë. Dhe pra, shenja sqaruese “me/mi/ship/sip” e paraqet shqipen si gjuhën e Mbi, Gjuhën e Perëndive, siç e quanin Rilindësit tanë mendjendritur (shkruan Anastas Shuke).

Gjuha shumere është një gjuhë e veçantë, e paklasifikuar në asnjë familje gjuhësore deri më sot. Veçoria kryesore në studimin e saj është sistemi i shkrimit piktografik e kunjiform, i cili na lejon, por dhe na e detyron, përdorimin e metodave të integruara, jo thjesht gjuhësore, por edhe të vështrimit apo analizës inxhinierike grafike. Shumica e teksteve në kunjiform kanë ardhur te ne nga dinastia UR-III, e rreth 2100 deri 2000 p.e.s, e cila konsiderohet Rilindja Shumere, prej numrit të madh të teksteve dhe të ringjalljes së kulturës së Mesopotamisë.

Qyteti Aššur dhe qytetet e tjera asire u ndërtuan rreth viteve 2600 para Krishtit. Pra këto qytete ishin të sunduara nga qendrat administrative sumere.
Shekujt e luftrave të vazhdueshme në mes Bizantit dhe Perandorisë Sasanide i sollën të dy perandoritë në lodhje ekonomike dhe kështu iu lehtësua pushtimi islamo-arab i Asirisë Mesopotamike; por një pakicë indigjene (autoktone) asiriane të Mesopotamisë veriore iu qëndroi këtij procesi duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin.

Ju kujtohet Nusra-fronti nga vitet e fundit ku asirianet e Irakut dhe Sirisë ishin caqet e llogaritura mirë të islamistëve të ISIS-t? Ishte jo e rastësishme lufta në qytetet e lashta asire. Monumentet asire të kohës së bronzit dhe kohës së hekurit, manastiret, qendrat arkeologjike, u vandalizuan dhe po vandalizohen në mënyrë sistematike. Mos i harroni edhe helmet e fundit kimike të shpërndara mbi popullatën autoktone.

Lexoje : http://www.fahri-xharra.eu/histori/hititet-e-bardhe/

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj